Shoqërues dhe shpjegues në udhëtime

Shoqëruesi dhe shpjeguesi në udhëtime shoqëron individë ose grupe në udhëtime, turne dhe ekskursione në vende me interes historik, qendra industriale dhe parqe tematike si edhe shpjegon, përshkruan vende që vizitohen dhe japin të dhëna e karakteristika të veçanta.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Shoqërojnë vizitorët/turistët në udhëtime/ekskursione në qytete, ndërtesa historike, kopshte, objekte fetare, muzeume dhe galeri artesh
  • Shoqërojnë vizitorët në vende të veçanta si muze, ekspozita, parqe dhe qendra industriale
  • Përshkruajnë dhe japin informacione mbi pikat e interesit dhe ju përgjigjen pyetjeve të vizitorëve
  • Organizojnë aktivitete në interes të fëmijëve të shkollave
  • Monitorojnë aktivitetet e vizitorëve për të siguruar përputhjen me planin e aktivitetit
  • Regjistrojnë vizitorët pjesëmarrës në turne me anë të mjeteve të identifikimit
  • Shpërndajnë broshura, prezantojnë me audio dhe shpjegojnë procedurat dhe itineraret e udhëtimeve
  • Sigurojnë udhëtarët për sigurinë fizike të tyre gjatë shoqërimit sipas itinerarit dhe ofrojnë ndihmën e shpejtë sipas rastit
  • Zbatojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...