Shkrues tabelash, dekorues, gdhendës dhe skalitës

Punuesi i qelqit krijon sende zbukuruese të punuara me qelq të shkrirë. Punuesi i qelqit fryn, jep formë, preson, pret, pastron dhe punon qelqin e shkrirë sipas modeleve përkatëse për të prodhuar sende zbukuruese për dhurata, enë qelqi për tavolina, zbukurime artizanale për ekspozita etj. Mjeti kryesor i përpunuesit të qelqit është një tub i gjatë metalik që përgjithësisht quhet tubi fryrës. Punuesi i qelqit mbikëqyr furrat dhe pajisjet që përdoren për të prodhuar sendet prej qelqi.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Rregullojnë temperaturën në nivel nxehtësie të përshtatshme të furrës në bazë të llojit të qelqit që do të punohet
  • Kombinojnë përbërësit në një enë të madhe të posaçme për të krijuar brumin përkatës të qelqit
  • Rritin temperaturën e qelqit në nivelin e kërkuar dhe e rrotullojnë atë për ta ngrohur në mënyrë uniforme duke përdorur flakët e gazit apo nxehtësinë që vjen nga furrat
  • Përziejnë dhe rrotullojnë tubin fryrës që të krijojnë një formë prej qelqi të shkrirë të mbledhur në fund të tubit
  • Fryjnë ajër brenda tubit deri në fund të tij ku gjendet masa me qelq të shkrirë për të formuar enë laboratorike, faqore, enë distilimi, pikatore etj.
  • Përdorin shpatull të sheshtë prej plumbi dhe pince kalibër për të presuar, tërhequr, ngjeshur dhe rrotulluar qelqin e shkrirë, sipas situatës
  • Përdorin kallëpe gjatë procesit të fryrjes për të realizuar punimin e duhur në formën që kërkohet
  • Kujdesen për formën e krijuar që ajo të ftohet në mënyrë graduale për të parandaluar qelqin që të mos thyhet
  • Smerilojnë apo pastrojnë sendet prej qelqi apo pjesë të tyre, për të korrigjuar defektet
  • Përgatitin sipërfaqet e enëve të formuara, për të bërë pastrim të mëtejshëm duke zbutur faqet e ashpra anësore me smerilues apo me pajisje me rrotë me dhëmbëza
  • Përdorin prerës artizanale (elmaz) për t’i dhënë materialit formën sipas kërkesës
  • Ndjekin radhën e punës duke mbajtur parasysh përmasat, vendin e prerjes dhe sasinë që do të pritet
  • Kontrollojnë stokun e qelqit dhe objektet e përfunduara , duke nxjerrë mënjanë ato sende që janë me defekte
  • Montojnë, vendosin në punë dhe rregullojnë pajisjet kompjuterike të prerjes së xhamit

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...