Rrobaqepës (fustane, kapele, gëzof etj)

Rrobaqepësi/ja bën, riparon, transformon apo përshtat veshje për femra dhe meshkuj si: kostume, fustane, pallto, këmisha dhe veshje të tjera sipas masës dhe kërkesës së klientit. Ai/ajo përdor makina qepëse dhe pajisjet e duhura për prerje dhe qepje të porosisë së marrë. Ai/ajo mund të punojë në një repart apo fabrikë të prodhimit të veshjeve ose të jetë i/e vetëpunësuar.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Konsultohen me klientët për porositë e marra (për modelin, stilin apo materialin) për llojin e veshjes së kërkuar
  • Parapërgatitin vendin e punës për fillimin e punës
  • Bëjnë modelime të thjeshta sipas kërkesave të klientit
  • Bëjnë llogaritjen e kostos së porosisë (duke përfshirë materialet e duhura dhe koston e punës)
  • Bëjnë marrjen e masave të klientit për veshjen e kërkuar
  • Bëjnë skicime të thjeshta të modelit
  • Përpunojnë kallëpin e veshjes së kërkuar sipas masave dhe modelit të përzgjedhur nga klienti
  • Bëjnë prerjen e copës në përputhje me kallëpin apo përmasat e klientit
  • Bëjnë përgatitjen e makinave të punës për qepjen dhe përzgjedhjen e fijeve të duhura
  • Bëjnë qepjen paraprake sipas llojit të veshjes
  • Vendosin aksesorë të ndryshëm kur është e nevojshme
loading...
Loading...