Riparues të biзikletave dhe të tjerë të ngjashëm

Riparuesi i biçikletave dhe të tjerë të ngjashëm kryen riparime dhe shërbime të biçikletave dhe pajisjeve mekanike të tjera si: karroca për fëmijë, karrige me rrota dhe pajisje të ngjashme transport jo të motorizuar. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve, riparimeve të këtyre pajisjeve apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Parapërgatitin vendin e punës, bazën materiale dhe mjetet e punës për kryerjen e punimeve të ndryshme
  • Kryejnë ekzaminimin e biçikletave dhe pajisjeve të tjera të transportit jo-motorizuar
  • Bëjnë çmontimin e pjesëve të dëmtuara të biçikletave dhe pajisjeve të tjera të transportit jo- motorizuar
  • Kryejnë riparime të pjesëve të dëmtuara të biçikletave dhe pajisjeve të tjera të transportit jo- motorizuar
  • Kryejnë pastrimin dhe lubrifikimin e kushinetave dhe pjesëve të tjera të lëvizshme
  • Zëvendësojnë dhe riparojnë komponentët dhe pajisje, të tilla si frenat, mekanizmin e drejtimit, zinxhir, rrota, e komponentë të tjerë të ngjashëm

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...