Qëndistar

Qëndistari merret me dekorimin dhe zbukurimin e veshjeve dhe produktet e tjera të tekstilit, leshit, gëzofit, lëkurës dhe materialeve të tjera, riparon pjesë të dëmtuara të veshjeve dhe produktet e tjera të tekstilit, leshit me dorë, duke përdorur fije që përputhen me to në ngjyrë dhe përbërje. Ai punon kryesisht me dorë duke përdorur gjilpërë dhe grep etj. por mund të përdorë dhe makinë qepëse. Ai mund të punësohet në kompani shërbimesh të qëndistarisë, kompani të përpunimit të tekstilit, rrobaqepësi etj. ose të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Presin klientët në njësinë e vetë të shërbimit dhe marrin porosinë
  • Parapërgatitin vendin e punës
  • Kontrollojnë veglat, pajisjet e punës dhe bazën materiale
  • Regjistrojnë makinën qepëse për qëndisje
  • Përcaktojnë modelin e qëndisjes dhe llojin e punimit
  • Llogaritin koston e punimit dhe përgatitin faturën
  • Vizatojnë modelin e përcaktuar me parë
  • Përgatitin modelin në letër kalk dhe e hedhin në copë me karbonçinë ose me shabllon
  • Realizojnë qëndisjen e thjeshtë me kryq, me zbukurim, “punim site”, me tegela, me mbushje etj.
  • Bëjnë regjistrimin e fijes sipas llojit të punimit
  • Fiksojnë copën në gjergjef
  • Qëndisin me fiston

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...