Punëtorë tëuzinave të prodhimeve kimike

Punëtorët e uzinave të prodhimeve kimike monitorojnë dhe drejtojnë njësitë dhe makinerinë për përzierjen, ngjeshjen, përpunimin dhe paketimin e një game të gjerë të produkteve kimike.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Organizojnë, fillojnë, kontrollojnë, përshtatin dhe ndalojnë makineritë dhe uzinën
  • Monitorojnë proceset e reaksioneve dhe transferimin e produkteve konform rregullave të sigurisë
  • Monitorojnë matësit, standardet dhe instrumentet elektronikë dhe një ose më shumë njësi përbërëse ose elemente kimike të tilla si përzierësit, kazanët, trazuesit, tharëset dhe makinat e përgatitjes së tabletave, përgatitjes së kapsulave, thërrmimit në copëza të vogla dhe veshjes së jashtme
  • Matin, peshojnë dhe ngarkojnë përbërësit kimikë duke ndjekur kartën teknologjike
  • Marrin mostra dhe kryejnë testet rutinë kimike dhe fizike të produkteve dhe regjistrojnë të dhënat e prodhimit
  • Pastrojnë dhe kryejnë riparime të vogla për makineritë dhe uzinën
loading...
Loading...