Vinзierë

Vinçierët dhe operatorët lidhur me to drejton, monitorojnë dhe punojnë me makina vinç apo makina të ngjashme për të ngarkuar, për të shkarkuar, për të hequr, për të lëvizur, apo vendosur në vendet e duhura makineri, pajisje, palete mallrash të ndryshme dhe objekte të tjera, në limane, terminale, depo apo magazina, në ndërtim, në fabrika dhe institucione të tjera të ngjashme. Ata mund të punësohen në kompani shërbimesh të ndryshme, shërbimesh transporti, në porte, miniera, në kompani hekurudhore, në kompani ndërtim, vende të tjera të trajtimit të ngarkesave apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë kontrollin e përgjithshëm të mjetit, para fillimit të punës
  • Sigurohen se janë vendosur shenjat dalluese në vendin ku do të punohet (rrethohet me shirit dallues)
  • Kryejnë inspektimin para fillimit të punës për të llogaritur kapacitetet ngritëse të vinçit dhe peshën për t'u përgatitur për manipulim
  • Kujdesen për transport të sigurt të mallrave duke i siguruar, lidhur ato gjatë ngarkimit, shkarkimit, rrëshqitjes apo lëvizjeve të ndryshme
  • Inspektojnë pajisjet, për të identifikuar prishjet dhe dëmtimet që mund të jenë bërë
  • Pozicionojnë ose heqin pajisje të nevojshme nën, mbi, rreth paletës, ngarkesës, kutisë dhe materialeve të tjera për të siguruar transportin e tyre në zonat e përcaktuara
  • Vlerësojnë peshën në përputhje me kufizimet e ngarkesës duke siguruar shpërndarjen e duhur të peshave dhe ekuilibrin e tyre gjatë lëvizjes
loading...
Loading...