Punëtorë të varieteteve të përziera dhe fermave blegtorale

Punëtorë të fermave blegtorale kryejnë punë rutinë në fermat blegtorale. Ata kujdesen për ushqimin, pastrimin, mirëqenien e kafshëve dhe sigurojnë, mbledhin dhe paketojnë prodhimet e tyre. Ata mirëmbajnë në tërësi mjedisin në ferma.

Niveli i aftesise: Jo i kualifikuar

Detyrat

  • Gërmojnë dhe punojnë me lopatë për të pastruar kanalet ose për qëllime të tjera në funksion të nevojave të kafshëve në ferma
  • Ngarkojnë dhe shkarkojnë prodhimet e dhe materialet e tjera të nevojshme në fermë
  • Ushqejnë, u japin ujë, pastrojnë kafshët dhe i mbajnë mjediset e tyre të pastra
  • Monitorojnë gjënë e gjallë dhe raportojnë për gjendjen e tyre
  • Ndihmojnë me mbajtjen në gjendje të mirë e të shëndetshme gjithë gjënë e gjallë
  • Kullosin, drejtojnë kopetë dhe ndajnë gjënë e gjallë për ti mjelë, për ti qethur, apo për t’i sakrifikuar
  • Mbledhin vezët dhe i vendosin në inkubatorë
  • Punojnë e shkriftojnë tokën, hedhin farën, mbledhin dhe grumbullojnë barin e thatë, kashtën dhe tipat e tjerë të ushqimit të kafshëve dhe i rregullojnë në shtresa apo mullarë
  • Ndajnë, seleksionojnë, paketojnë prodhimin në kontejnerë
  • Kryejnë riparime të vogla në instalime, ndërtesa apo gardhe të fermave ku mbajnë kafshët

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...