Punëtorë të shpimeve dhe të tjerë që lidhen me to

Punëtorët e shpimeve dhe të tjerë që lidhen me to montojnë dhe drejtojnë makinerinë e shpimit dhe pajisjeve që lidhen me to për hapjen e puseve, nxjerrjen e mineraleve jo metalike, lëngjeve dhe gazrave ose për një sërë qëllimesh të tjera.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Çmontojnë, lëvizin dhe montojnë pajisjet e shpimeve dhe pajisjet ndihmëse
  • Montojnë dhe çmontojnë tuba, zorrë, pajisjen shpuese dhe zëvendësojnë pajisjet jofunksionale
  • Drejtojnë kontrolluesit për të ulur ose ngritur tubat e shpimit dhe zorrëve brenda dhe jashtë puseve, rregullojnë presionin në puse dhe kontrollojnë shpejtësinë e mjeteve
  • Përgatisin lëngun e shpimit dhe kontrollojnë funksionimin e pompave për të siguruar qarkullimin e duhur të lëngjeve në tubat e shpimit dhe pusin
  • Monitorojnë standardet dhe tregues të tjerë, dëgjojnë pajisjet për të zbuluar ndonjë keqfunksionim dhe kushte të pazakonta të pusit dhe përcaktojnë nevojën për ndryshimin e pajisjes shpuese
  • Mirëmbajnë, përshtatin, riparojnë dhe pastrojnë pajisjet e shpimit e sondat, krikun dhe makineri të tjera
  • Regjistrojnë proceset e shpimit dhe ndihmojnë në detyra të tjera
  • Drejtojnë makinat dhe mjetet për heqjen e pluhurit, pajisjeve të thyera ose të dëmtuara nga vrimat ose puset
  • Mbyllin dhe vulosin puset që nuk do të jenë më në përdorim
  • Mund të Mbikëqyrin dhe trajnojnë anëtarët e skuadrës
loading...
Loading...