Punëtorë të prodhimit të зimentos, gurëve dhe materialeve të tjera

Punëtorë të prodhimit të çimentos, gurëve dhe materiale të tjera drejtojnë dhe monitorojnë makineritë për prodhimin dhe përfundimin e betonit, bitumit, produkteve të gurit dhe formatit të gurëve për qëllime ndërtimi.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Drejtojnë makineritë që bëjnë nxjerrjen, derdhjen, përzierjen, pompimin, ngjeshjen, bluarjen dhe prerjen për të prodhuar betonin dhe produktet finale të gurit
  • Drejtojnë fabrikën në prodhimin e çimentos, gëlqeres duke përfshirë ngarkimin dhe shkarkimin e përbërësve dhe drejtojnë në mënyrë të vazhdueshme furnizimin e pajisjeve siç janë pompat dhe konvejeri
  • Drejtojnë fabrikën dhe makineritë gjatë procesit të peshimit, përzierjes së rërës, zhavorrit çimentos, ujit dhe përbërës të tjerë në bërjen e betonit
  • Drejtojnë fabrikën dhe makinerinë e cila mbledh dhe mbush me beton gurët artificialë të përzier, largojnë derdhjen nga kallëpet dhe përfundojnë sipërfaqet
  • Presin, bluajnë, shpojnë, pastrojnë dhe shkëlqejnë produktet e betonit dhe blloqeve të gurit, pllakave dhe produkteve me specifikat e punës
  • Kontrollojnë planet dhe specifikat e prodhimit për të përcaktuar dhe zgjedhur materialet, përbërësit, procedurat, elementët, radhitin dhe përshtatin nxjerrjen, derdhjen, përzierjen dhe ngjeshjen me makineri
  • Monitorojnë fabrikën dhe makineritë gjatë punës duke respektuar instrumentet siç janë temperatura, matja presionit, përshtatin, kontrollojnë dhe raportojnë keqfunksionimin
  • Mbledhin dhe shqyrtojnë mostrat e përziera dhe produktet e përfunduara konform specifikimeve dhe përshtatin makinerinë sipas kërkesave të punës
  • Kontrollojnë dhe mirëmbajnë regjistrimin e prodhimit, duke përfshirë informacionin për sasinë, dimensionet dhe llojet e materialeve dhe mallrave të prodhuar
  • Rregullojnë dhe asistojnë në mirëmbajtjen dhe riparimin e makinerisë dhe fabrikës

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...