Punëtorë dhemontues të makinerive metalprerëse

Punëtori dhe montuesi i makinerive metal punuese merret me montimin e pajisjeve për kapjen e elementëve që do të përpunohen (produkt gjysmë i gatshëm), nivelimin dhe centrimin e tyre, kapjen, centrimin, shtrëngimin e elementëve që do të përpunohen në makinë apo pajisjet ndihmëse të tyre, përpunimin e detaleve sipas vizatimit teknik në përmasat, tolerancat dhe kushtet teknike të përshkruara në to, mirëmbajtjen dhe shërbimet teknike të këtyre makinerive. Ai mund të punësohet në kompani të ofiçinave të makinave metalprerëse apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Kontrollojnë gjendjen teknike të makinerisë, tokëzimet mbrojtëse të saj funksionimin normal të nyjeve dhe mekanizmave përbërës të makinës
  • Përgatitin makinerinë për punë, sigurojnë pajisjet ndihmëse, atrecaturat, veglat matëse e kontrolluese, dokumentacionin teknik të projektit që do të realizohet etj.
  • Bëjnë furnizimin me materialin gjysmë të gatshëm që do të përpunohet ose e përgatitin vetë atë, duke zgjedhur materialin që i duhet për të prodhuar detalin
  • Komunikojnë me porositësin për prodhimin e detalit
  • Bëjnë skicime të detaleve që duhen prodhuar
  • Zbatojnë vizatimet e gatshme dhe i interpretojnë me saktësi ato
loading...
Loading...