Punëtorë të ndërtimit të banesave

Punëtori i ndërtimit të banesave ndërton, mirëmban dhe riparon ndërtesat dhe strukturat e tjera duke përdorur teknika dhe materiale tradicionale apo moderne të ndërtimit nën mbikëqyrjen e teknikëve apo inxhinierëve të ndërtimit si p.sh; kashtë, baltë, dërrasë, shtylla por dhe ndërtime të tjera betoni apo parafabrikate. Ai kryen procese të ndryshme pune si; prishje muresh, hapje kanalesh, përgatitje betoni, transport materialesh të ndryshme, pastrim dhe sistemim materialesh etj. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme ndërtimi, në shoqëri tregtare që kanë reparte të shërbimit për ndërtim dhe të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Jo i kualifikuar

Detyrat

  • Konsultohen me inxhinierë, topografë apo teknikë të tjerë për ndërtimin e banesave
  • Përgatitin terrenin për ndërtimin e banesave apo strukturave të tjera
  • Gërmojnë dhe mbushin gropa dhe kanale duke përdorur mjete pune dore
  • Bëjnë përgatitjen e materialeve të punës
  • Bëjnë transportimin e materialeve të punës në vendin e përcaktuar më parë nga specialisti përkatës
  • Pastrojnë vendin ku punohet dhe rreth e qark tij dhe zhvendosin pengesa të mundshme
loading...
Loading...