Punëtorë të makinave të përgatitjes së lëkurës dhe gëzofit

Punëtorët e makinave të përpunimit të lëkurës dhe gëzofit operojnë dhe monitorojnë makineri të ndryshme të cilat përgatitin apo përpunojnë lëkurën ose gëzofin. Ata regjin, pastrojnë, lajnë, thajnë, lustrojnë, ngjyrosin, etj., lëkurët e kafshëve apo gëzofët për të prodhuar lëkurën e përpunuar të gatshme si lëndë e parë për prodhime lëkure apo gëzofi, duke zbatuar rreptësisht rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit. Ai mund të punësohet njësi ekonomike të përpunimit të lëkurës dhe gëzofit në pozicione pune të tilla si: punëtor i përpunimit të lëkurës me makineri, punëtor i përpunimit të gëzofit me makineri, etj.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Respektojnë rregullat e mbrojtjes së mjedisit
  • Përgatitin lëkurën për ta hedhur në lavatriçe
  • Pastrojnë lëkurën nga papastërtitë
  • Operojnë dhe monitorojnë lavatriçen për larje
  • Aplikojnë solucion kimik për heqjen e leshit nga lëkura
  • Heqin leshin nga lëkura e kafshës me pajisjet përkatëse
  • Operojnë dhe monitorojnë makinerinë për zbutjen e dhjamit nga lëkura apo gëzofi
  • Operojnë dhe monitorojnë makinerinë (skanatriçe) për heqjen e mishit dhe të dhjamit nga lëkura/gëzofi
  • Operojnë dhe monitorojnë makinerinë për përpunimin fillestar të lëkurës në Pikle/VVet blue
  • Seleksionojnë cilësinë e lëkurave sipas llojit të tyre
  • Operojnë dhe monitorojnë makinerinë për të zvogëluar trashësinë e lëkurës në arritjen e një përmase uniformë

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...