Punëtorë ngarkim-shkarkimi

Punëtori ngarkim-shkarkimi zhvendos, ngarkon dhe shkarkon mallra të ndryshme, me krahë dhe pajisje të thjeshta. Ai gjithashtu mbart, ngarkon dhe shkarkon mobilie dhe të sendeve të tjera të ngjashme shtëpiake. Ai ngarkon dhe shkarkon mallra prej anijeve, avionëve, vagonëve si edhe në magazina të ndryshme.

Niveli i aftesise: Jo i kualifikuar

Detyrat

  • Paketojnë orendi shtëpiake apo mobilie zyrash, pajisje dhe mallra të tjera të ngjashme të cilat duhet të transportohen nga një vend në tjetrin
  • Transportojnë mallra për t'u ngarkuar ose shkarkuar nga furgonë, kamionë, vagonë, anije, apo avionë
  • Ngarkojnë dhe shkarkojnë drithëra, qymyr, rërë dhe mallra të ngjashme duke i vendosur ato në mjete transportuese si konvejerë apo tuba shkarkimi etj
  • Lidhin tubat midis gypave kryesore të instalimit në breg të cisternave, depozitave dhe anije të tjera për të ngarkuar dhe shkarkuar naftë, gaze të lëngshëm dhe lëngje të tjera
  • Transportojnë dhe bëjnë stivë mallra në depo dhe ndërtesa të ngjashme
  • Ndajnë dhe klasifikojnë ngarkesa para ngarkimit dhe shkarkimit
loading...
Loading...