Profesionistë inxhinierie të paklasifikuar tjetërkund

Në këtë grup hyjnë inxhinierë që nuk janë klasifikuar në dy grupet 214 dhe 215. Këtu përfshihen ata specialistë të inxhinierisë që kryejnë kërkime, këshillojnë dhe zhvillojnë procedura dhe zgjidhje inxhinierike, lidhur me sigurinë në vendin e punës, inxhinieri biomjekësore, optike, për pastrimin e mjediseve industriale, inxhinierë merceologë etj.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Dizajnojnë, zhvillojnë dhe vlerësojnë sisteme dhe produkte biologjike, shëndetësore, si organe artificiale, proteza, sisteme imazhi të rezonancës magnetike, pajisje për kontrollin e funksioneve të trupit etj.
  • Dizajnojnë kampionët e instrumenteve optikë, si lente, mikroskopë, teleskopë, lazer, sisteme të disqeve optike dhe të tjera pajisje që përdoren për të shfrytëzuar mundësitë e dritës
  • Dizajnojnë kampionët e instrumenteve optikë, si lente, mikroskopë, teleskopë, lazer, sisteme të disqeve optike dhe të tjera pajisje që përdoren për të shfrytëzuar mundësitë e dritës
  • Vlerësojnë dëmet dhe bëjnë llogaritje operacionet e projekteve të tyre inxhinierike
  • Studiojnë dhe këshillojnë mbi aspektet inxhinierike të proceseve të veçanta të prodhimit
  • Identifikojnë rreziqet e mundshme dhe sugjerojnë procedurat dhe pajisjet e sigurisë
  • Marrin masa për të shmangur ndotjen e mjedisit dhe zbatojnë rregullat e sigurisë në punë
  • Organizojnë dhe mbikëqyrin gjithë operacionet e punës në projektet e tyre inxhinerike
  • Identifikojnë rreziqet e mundshme dhe sugjerojnë procedurat dhe pajisjet e sigurisë

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...