Planifikues të trafikut dhe të qyteteve

Planifikues të trafikut dhe të qyteteve krijojnë formën se si duhet të zhvillohen qytetet dhe trafiku rrugor. Ata projektojnë, zhvillojnë dhe zbatojnë plane dhe politika për përdorim të kontrolluar të tokës urbane dhe rurale si dhe për sistemet e trafikut. Kryejnë kërkime dhe japin këshilla mbi faktorët ekonomikë, socialë dhe mjedisore që ndikojnë në përdorimin e tokës dhe funksionimin e trafikut.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Planifikojnë dhe koordinojnë punën për zhvillimin e zonave urbane
  • Përpilojnë dhe analizojnë të dhënat mbi faktorët ekonomikë, ligjorë, politikë, kulturorë, demografikë, sociale, fizikë dhe mjedisorë, që kanë të bëjnë me përdorimin e tokës
  • Bisedojnë me autoritetet qeveritare, komunitetet dhe specialistët në fusha të tjera që ndikojnë në rregullimin e qyteteve si arkitekturë, inxhinieri shkenca sociale, mjedis dhe ligje
  • Ideojnë dhe rekomandojnë përdorimin dhe zhvillimin e tokës dhe prezantojnë plane me shkrim apo me grafikë, programe dhe skica para grupeve dhe individëve të interesuar
  • Këshillojnë qeveritë, kompanitë dhe komunitetet mbi çështje dhe propozime të planifikimit urban apo rajonal
  • Rishikojnë dhe vlerësojnë raportet mbi impaktin mjedisor
  • Planifikojnë zhvillimin e zonave të ndryshme të territorit për parqe, shkolla, institucione, aeroporte, rrugë dhe projekte që lidhen me to si dhe për zonat tregtare, industriale dhe rezidenciale të banimit
  • Planifikojnë dhe këshillojnë mbi rrugët dhe kontrollin e trafikut rrugor dhe sistemit të transportit publik për eficiencën e përdorimit dhe sigurinë e tyre

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...