Përpunues të frutave dhe perimeve

Përpunuesi i frutave dhe perimeve merret me përgatitjen, përpunimin ose konservimin e frutave, perimeve dhe ushqimeve të ngjashme në mënyra të ndryshme, përfshirë zierjen, tharjen, kriposjen ose ekstraktimin e lëngjeve ose vajit, për tregti dhe konsum. Ai përgatit nënprodukte të perimeve, të frutave, prodhon pije alkoolike dhe jo-alkoolike etj. Ai merret me përpunimin, ambalazhimin dhe ruajtjen dhe tregtimin e tyre. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme shërbimesh, prodhimesh ushqimore, në shoqëri tregtare që kanë reparte të shërbimit ushqimor dhe të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Bëjnë preventivin e materialeve të duhura për prodhimin, përgatitjen e nënprodukteve në sasinë e kërkuar
  • Sigurojnë lëndën e parë të nevojshme për prodhimin e produktit
  • Përgatitin makineritë apo pajisjet për punë
  • Kryejnë peshime apo matje të sasisë së lëndës së parë që do të përdorin për prodhimin, përgatitjen e nënprodukteve
  • Bëjnë seleksionimin e frutave dhe perimeve sipas cilësisë së kërkuar për nënproduktin që do të prodhojnë

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...