Nëpunës të përkrahjes sociale

Nëpunësi/ja i/e përkrahjes sociale kryen detyra procedurale, administrative dhe koordinuese në përputhje me legjislacionin në fuqi për shqyrtimin e aplikimeve për programet e shtetërore, financiare apo shërbime të tjera të përkrahjes sociale për të përcaktuar të drejtën dhe masën e përfitimit apo shërbimit përkatëse apo referimin e rasteve të jashtëzakonshme. Ai/Ajo përgatit, përpunon, ruan dokumentacionin përkatës, mban regjistrat dhe regjistrime të nevojshme nëpërmjet programeve të duhura kompjuterike ose manuale, kryen llogaritjet e duhura sipas procedurave të paracaktuar, si dhe udhëzon dhe këshillon aplikuesin për ndjekjen procedurave dhe plotësimin e dokumentacionit përkatës. Ai/Ajo mund të punësohet në zyra të shërbimeve të përkrahjes sociale të niveleve të ndryshme.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Këshillojnë individët dhe organizata në lidhje me aktet ligjore, për kriteret e paracaktuara për të përfituar përkrahjen sociale, programet e përfitimit të saj dhe procedurat përkatëse
  • Presin aplikuesin për përkrahje sociale dhe shqyrtojnë kërkesat dhe dokumentet e tjera për të përcaktuar llojin dhe sasinë e përfitimit të saj
  • Shpjegojnë kriteret dhe procedurat e aplikimit dhe lëshojnë dokumentet e duhura të aplikimit
  • Udhëzojnë aplikantin e përkrahjes sociale për dokumentacionin e nevojshëm duke e pajisur me të gjithë formularët e duhur
loading...
Loading...