Profesionistë partnerë të punës sociale

komunitetit për zgjidhjen e problemeve, duke përfshirë ndihmën ligjore, mjekësore, financiare, strehim, punësim, transport, ndihmë me lëvizje, kujdesi ditor dhe shërbime të tjera. Ai mund të punësohet në institucione apo kompani shërbimesh sociale dhe shëndetësore ose të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Mbledhin informacionin përkatës për nevojat e klientëve dhe vlerësojnë aftësitë e tyre përkatëse, mangësitë apo anët e forta
  • Ndihmojnë personat me aftësi të kufizuara apo të moshuar për të marrë shërbimet dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre në jetën e përditshme
  • Ndihmojnë klientët për të identifikuar mundësitë dhe zhvilluar planet e veprimit, duke i siguruar mbështetjen dhe ndihmën e nevojshme
  • Ndihmojnë klientët për të identifikuar qasjet e tyre në burimet e komunitetit për zgjidhjen e problemeve, duke përfshirë ndihmën ligjore, mjekësore, financiare, strehimin, punësimin, transportin, ndihmë me lëvizje, kujdesin ditor dhe shërbime të tjera
  • Këshillojnë klientët që jetojnë në shtëpitë apo institucione të grupuara (shtëpitë për fëmijë, të moshuar etj.) dhe i mbikëqyrin ata duke i ndihmuar në realizimin e aktivitetit të tyre të përditshëm
  • Ndihmojnë dhe këshillojnë klientët në qendra sociale të rehabilitimit
  • Marrin pjesë në përzgjedhjen dhe pranimin e klientëve në programet përkatëse sociale
  • Sigurojnë ndërhyrjen në kriza emergjente dhe shërbimet e strehimit
  • Kryejnë aktivitete profesioniste të kujdesit shëndetësor sipas kushteve apo nevojave shëndetësore
  • Kryejnë përkujdesje sociale dhe ndihmë për personat me aftësi të kufizuara sipas rastit të tyre
loading...
Loading...