Nëpunës të kredive dhe debive

Nëpunësi i kredive dhe debive siguron dokumentacionin e kërkuar, verifikon garancitë hipotekore, analizon dhe vlerëson informacionin mbi aplikimet për kredi dhe hua dhe rekomandon miratimin ose refuzimin e kërkesës. Ai zbaton të gjitha procedurat ligjore, udhëzimeve dhe rregulloreve të ndryshme, për miratimin ose refuzimin e kërkesës për kredi, brenda kufijve të autorizuar, duke u siguruar që standardet e kreditimit të institucion janë respektuar, si dhe informon klientët për vendimin e miratimit ose refuzimit të kredisë. Ai bashkëpunon me departamente të tjera, plotëson dokumentacionin e duhur dhe harton raporte në gjuhë të huaj apo në shqip. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve bankare, institucione të tjera financiare apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Intervistojnë klientët dhe vlerësojnë përshtatshmëritë e përgjithshme të tyre për aplikimin për kredi personale, hipotekore, studenti, kredi biznesi etj.
  • Kryejnë marketingun e produkteve financiare të institucionit
  • Intervistojnë klientët dhe vlerësojnë përshtatshmëritë e përgjithshme të tyre për aplikimin për kredi personale, hipotekore, studenti, kredi biznesi etj.
  • Hulumtojnë dhe vlerësojnë statusin financiar të aplikantit të kredisë, referenca për kredinë dhe aftësinë për shlyerjen e saj
  • Kryejnë vizita në aktivitetet e klientëve, si dhe investigime të tjera nëse është e nevojshme
  • Plotësojnë dokumentacionin e kredisë dhe mbajnë regjistrime të pagesave apo dokumentacione të tjera të kërkuara

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...