Nëpunës dokumentimi dhe kopjimi

Nëpunësit e arkivimit dhe shumëfishimit arkivojnë korrespondencën, letrat, dokumentet, faturat dhe regjistrime të tjera në rend alfabetik ose numerik në bazë të sistemit të arkivimit të përdorur. Ata gjurmojnë dhe nxjerrin materialin nga arkiva kur kërkohet dhe bëjnë kopje, skanim ose e dërgojnë me faks. Ata mund të punësohen në zyra arkivash shtetërore ose private.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Përzgjedhin dhe klasifikojnë materialet dhe dokumentet sipas udhëzimeve të tilla si përmbajtja, qëllimi, kriteri i përdorimit ose sipas rendit alfabetik, kronologjik apo numerik
  • Arkivojnë materialet në sirtarë, dollapë ose kuti magazinimi
  • Gjurmojnë dhe nxjerrin materiale nga arkiva sipas kërkesave
  • Regjistrojnë materialet të cilat arkivohen ose lëvizen nga arkiva
  • Shumëfishojnë, skanojnë ose dërgojnë dokumente me anë të faksit

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...