Ndihmës të kujdesit shëndetësor

Asistentë të kujdesit shëndetësor ofrojnë ndihmesë të drejtpërdrejtë personale ndaj pacientëve që gjenden në spitale, klinika dhe në objekte të tjera të kujdesit për shëndetin, ndihmon në raste emergjente, merr të dhënat e klientëve si edhe kryen veprime te tjera në shërbim të pacientëve.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Ofrojnë shërbimet bazë për trajtimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve të shëndetit
  • Ndjekin pacientët sipas udhëzimeve dhe planit të trajtimit të kryer nga profesionistët e kujdesit shëndetësor
  • Ndihmojnë pacientët për kujdesin personal dhe terapeutik si higjienën personale dhe parandalimin e sëmundjeve bazë
  • Ndihmojnë dhe këshillojnë pacientët për dietën ushqimore, veshjen, ushtrimet fizike, komunikimin me njerëzit, marrjen e medikamenteve nga goja etj
  • Vendosin pacientët në pozicionin e duhur duke i kthyer e rrotulluar apo i lëvizin ata nëpërmjet karrocave apo krevateve me rrota
  • Ruajnë e mbajnë standardet e kërkuara të higjienës në dhoma si edhe ndërrojnë çarçafët sipas një plani të caktuar
loading...
Loading...