Profesionistë kujdesi

Infermieri/ja i/e specializuar siguron trajtim, mbështetje dhe shërbime të kujdesit për njerëzit që janë në nevojë për kujdes për shkak të efekteve të plakjes, lëndimit, sëmundjeve ose dëmtimeve të tjera fizike a mendore ose rreziqet e mundshme për shëndetin. Ai/Ajo merr përgjegjësinë për planifikimin, manaxhimin e kujdesit të pacientëve, përpunimin dhe zbatimin e kujdesjeve infermierore, duke përfshirë mbikëqyrjen e punëtorëve të tjerë të kujdesit shëndetësor, që punojnë në mënyrë autonome ose në ekipe me mjekë dhe të tjerë. Infermieri/ja i/e specializuar aplikon mjekimin medikamentoz të përshkruar nga mjeku në zbatimin e kujdesit shëndetësor, trajtimit dhe udhëzimeve, planeve të vendosura nga institucione mjekësore të infermierisë dhe profesionistë të tjerë të shëndetit, si dhe merr masa parandaluese dhe kurative. Ai/Ajo mund të punësohet në institucione kompani shërbimesh shëndetësore, në spitale shtetërore dhe private, qendra të tjera të kujdesit shëndetësor apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Organizojnë dhe planifikojnë punën dhe veprimtarinë për pacientët në bazë të praktikave dhe standardeve të institucionit në varësi të objektivave dhe prioriteteve
  • Koordinojnë veprimtarinë e kujdesin të pacientëve në konsultim me profesionistë të tjerë të shëndetit dhe anëtarë e tjerë të ekipe shëndetësor duke zbatuar protokollet e kujdesjeve infermierore
  • Zhvillojnë dhe zbatojnë plane të kujdesit për trajtimin biologjik, social dhe psikologjike të pacientëve, për sëmundjet dhe përkujdesje të tij, në bashkëpunimi me profesionistë të tjerë të shëndetit
  • Realizojnë pritjen, qetësinë, rehatinë, komunikimin e pacientin dhe shoqëruesin
  • Identifikojnë nevojat e pacientit dhe marrin pjesë për realizimin e nevojave
  • Bëjnë vlerësimin klinik mbi gjendjen e pacientit duke iu përshtatur dosjes së kujdesit dhe vendos diagnozën infermierore
  • Plotësojnë dosjen e kujdesit me saktësi, si dhe dokumentacionit tjetër të kujdesjeve infermierore
  • Planifikojnë dhe ofrojnë kujdes personal, trajtime dhe terapi duke përfshirë administrimin e medikamenteve dhe përgjigjet e monitorimit trajtimit apo kujdesit planit
  • Aplikojnë procedura teknike (në vendosjen e perfuzioneve, transfuzioneve, injeksioneve, intramuskulare, intravenoze, subkutane, të kateterëve, të plagëve, drenave, etj.)
  • Zbatojnë procedurat e duhura për përgatitjen e tavolinave të manipulimeve dhe ekzaminime të ndryshme
loading...
Loading...