Montues dhe riparues të pajisjeve elektronike

Mekaniku dhe mirëmbajtësi i pajisjeve elektronike kryen përshtatjen, montimin, instalimin, diagnostikimin, mirëmbajtjen dhe riparimin e pajisjeve elektronike si pajisje zyrash, pajisje sinjalizuese, pajisje meteorologjike, makineri industriale, instrumente elektronike dhe sisteme kontrolli. Ai mund të punësohet në kompani të shërbimeve të pajisjeve elektronike, si mirëmbajtës/riparues për makineri transporti ose prodhimi me sistemeve elektronike, apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Parapërgatitin vendin e punës
  • Ndjekin instruksionet teknike të montimit dhe riparimit të pajisjes
  • Kryejnë shërbime të mirëmbajtjes periodike të sistemeve apo pajisjeve duke përdorur vegla dhe pajisje të nevojshme për këtë qëllim
  • Kryejnë kontrolle teknik, duke iu referuar parametrave të caktuar
  • Kryejnë matje të ndryshme për pajisjet përkatëse për identifikimin e problemeve të dala
  • Riparojnë aparate të telefonave fikse apo të lëvizshme/celular
  • Testojnë makinat, pajisjet, komponentë të tjera apo sisteme të pajisjeve elektronike për të identifikuar gabimet
  • Lidhin komponentë të pajisjeve apo të sistemeve elektronike
  • Kryejnë instalimin e pajisjeve dhe makinerive industriale

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...