Elektromontues

Elektro-mekaniku dhe montatori merret me montimin, instalimin, rregullimin, riparimin dhe mirëmbajtjen e aparateve dhe pajisjeve elektrike në ndërtesa civile dhe në industri. Ai kryen montime, rregullime, riparime dhe mirëmbajtje të ndryshme elektrike të motorëve të automjeteve, të anijeve, avionëve, lokomotiva, të pajisjeve të shpërndarjes, si dhe aparateve ose instrumenteve të kontrollimit, pjesëve elektrike të ashensorëve dhe pajisjeve të ngjashme duke zëvendësuar dhe riparuar pjesët e dëmtuar. Ai mund të punësohet kompani shërbimesh elektrike apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Konsultohen dhe studiojnë skemat shoqëruese të aparateve dhe pajisjeve elektrike që do të montojnë
  • Konsultohen me inxhinier apo ekipin mbështetës, në se është e domosdoshme, duke përcaktuar detyrat përkatëse të pjesëtarëve të ekipit
  • Zbatojnë masat e sigurimit teknik të paracaktuara për llojet e montimit që do të kryejnë
  • Bëjnë çmontim dhe montimin aparateve dhe pajisjeve elektrike duke ndjekur procedurat përkatëse
  • Bëjnë instalimin e aparateve dhe pajisjeve elektrike duke ndjekur procedurat përkatëse
  • Kryejnë testime të aparateve dhe pajisjeve elektrike me dhe pa ngarkesë
  • Kryejnë montime, rregullime dhe riparime të ndryshme elektrike të motorëve të automjeteve, të anijeve, avionëve, lokomotiva,...etj.
loading...
Loading...