Mësues të tjerë

Ky grup përfshin profesionistët e mësimdhënies të paklasifikuar diku tjetër në grupin kryesor 23 “Profesionistë të mësimdhënies”. Për shembull, grupi përfshin ata profesionistë që japin këshillim arsimor për individë apo grupe, japin mësime private në lëndë të tjera përveç gjuhëve të huaja dhe arteve. Ai/Ajo mund të punësohet në institucionet të ndryshme që ofrojnë shërbime trajnimi apo mësimi, në qendra kulturore, në institucione arsimore apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Vlerësojnë nivelin e aftësisë së individëve apo grupeve në lëndën apo subjektin përkatës
  • Përcaktojnë qëllimet e mësimit apo trajnimet
  • Kryen planifikimin, përgatitjen dhe zbatimin e programeve të studimit, leksioneve dhe seminareve për individë dhe për grupe
  • Kryejnë përgatitjen dhe prezantimin e materialeve mbi teorinë e lëndës që studiohet
  • Demonstrojnë aspektet praktike të lëndës që po studiohet
  • Përcaktojnë ushtrime dhe detyra të përshtatshme për nivelin e aftësisë, interesave dhe prirjes së individëve apo grupeve
  • Vlerësojnë studentët për të dhënë këshilla, kritika dhe inkurajojnë për nxitjen e progresit dhe përmirësimin e tyre
  • Rishikojnë kurrikulën, përmbajtjen e kursit, materialet e kursit dhe metodat e mësimdhënies
  • Monitorojnë proceset e trajnimit dhe përcakton mënyrat e avancimit të njohurive dhe shprehive
  • Vlerësojnë cilësinë dhe efektivitetin e trajnimeve
  • Përgatitin individët për ekzaminime, provime, vlerësime dhe konkurse të ndryshme

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...