Menaxherë sportesh, argëtimi dhe qendre kulturore

Drejtuesit e qendrave rekreative, kulturore dhe sportive organizojnë dhe kontrollojnë veprimtarinë e qendrave të cilat ofrojnë aktivitete sportive, artistike, teatrale apo çdo aktivitet tjetër i cili ka për qëllim, argëtimin, relaksimin dhe qetësimin.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Planifikojnë rrethin e aktiviteteve argëtuese, sportive, kulturore të cilat do të ofrohen nga qendra
  • Sigurojnë mirëmbajtjen dhe higjienën e objekteve/pajisjeve të cilat janë të nevojshme për mbarëvajtjen e aktivitetit
  • Ndjekin dhe aplikojnë mënyra a forma të reja të arteve/lojërave/prodhimeve teknologjike me qëllim pasurimin e veprimtarisë së qendrës
  • Sigurojnë reklamimin dhe publikimin e aktiviteteve të qendrës me qëllim rritjen e pjesëmarrësve në aktivitete
  • Kontrollojnë dhe sigurohen për kolaudimin e pajisjeve të cilat shërbejnë për mbarëvajtjen e aktivitetit të qendrës
  • Autorizojnë përdorimin e burimeve financiare dhe njerëzore me qëllim zbatimin e politikave të shoqërisë dhe arritjen e rezultateve
  • Planifikojnë dhe drejtojnë aktivitetin e përditshëm
  • Përzgjedhin, pranojnë, liron dhe vlerësojnë përformancën e personelit me të cilin punojnë
  • Sigurojnë zbatueshmërinë e rregullave që lidhen me shëndetin dhe sigurinë në aktivitetet e qendrës.
loading...
Loading...