Asistentë profesionistë të statistikës, matematikës dhe përllogaritjeve financiare

Asistenti profesionist i statistikës, matematikës dhe përllogaritjeve financiare asiston në hulumtim e teorive matematikore ose statistikore duke ndihmuar në planifikimin, grumbullimin, përpunimin dhe paraqitjen e të dhënave statistikore, matematikore ose aktuariale dhe në kryerjen e operacioneve të tjera të ngjashme me to. Ai, zakonisht punon nën mbikëqyrjen e statisticienëve, matematikanëve dhe aktuarëve, duke zhvilluar dhe aplikuar teknika matematikore ose statistikore për zgjidhjen e problemeve në fusha të tilla si shkenca ekzakte, inxhinieri, biznesit dhe shkencave shoqërore. Ai aplikon teori të matematikës, statistikës, probabilitetit dhe teori të riskut për të vlerësuar ndikimet e mundshme financiare të ngjarjeve të ardhshme. Ai mund të punësohet në universitetet, në institucione shtetërore, në institucione bankare, në kompani sigurimesh, në shoqatat profesionale, si dhe organizata shkencore, inxhinierike dhe konsulente apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Asistojnë në planifikimin dhe realizimin e llogaritjeve matematikore dhe statistikore
  • Kryejnë vlerësime të detajuara të sasive dhe kostove të materialeve dhe punës së nevojshme për regjistrime statistikore dhe veprime të tjera në anketa e sondazhe të ndryshme studimi
  • Ndihmojnë mbledhjen dhe përcjelljen e të dhënave nga burime të ndryshme, për t’u përdorur e shqyrtuar nga mbikëqyrësit apo hulumtuesit në përgatitjen e draft raporteve
  • Asistojnë në plotësimin e formularëve të anketave statistikore
  • Kujdesen për shpërndarjen dhe grumbullimin e raporteve të anketave statistikore në terren
  • Asistojnë personat e angazhuar në terren gjatë procesit të implementimit të projekteve statistikore
  • Asistojnë në planifikimin dhe kryerjen e llogaritjeve përkatëse statistikore, matematikore, aktuariale
  • Kryejnë detyra teknike lidhur me vendosjen, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e regjistrave dhe mostrave për sondazhe dhe anketa të ndryshme studimore

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...