Kultivues të perimeve dhebimëve të arave

Kultivuesi i perimeve dhe bimëve të arave kryen veprime të nevojshme për kultivimin dhe korrjen e drithërave të llojeve të ndryshme si; gruri, misri, thekra dhe drithëra të tjera apo kultivimin e perimeve, të bimëve mjekësore dhe bimë tjera të arave si; orizi, panxhari, kallam sheqeri, duhani, patatet, lakrat, karotat, etj. për shitje apo përdorime vetjake. Ai mund të punësohet në kompani, ferma të ndryshme të prodhimeve bujqësore apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Monitorojnë aktivitetet dhe kushtet, përcaktojnë llojet dhe sasitë e kulturave që do të mbillen dhe planifikojnë koordinimin e prodhimit mbi këtë bazë
  • Realizojnë studimin fiziko-kimik të tokës me specialistë të fushës përkatëse
  • Bëjnë përcaktimin e bimëve dhe varieteteve të tyre sipas cilësive të fushës që do të mbillet
  • Përzgjedhin farat ose fidanët për mbjellje
  • Blejnë farat, pesticidet dhe plehrat
  • Marrin me qira ose bëjnë investime për përmirësimin e tokës, ndërtesave, kafshëve të punës, pajisjeve dhe makinerive
  • Kryejnë punimin paraprak (qilizmë) të tokës për mbjellje
  • Bëjnë nivelimin e sipërfaqes së tokës
  • Realizojnë punimin e tokës me plug
  • Realizojnë diskimin apo frezimin e tokës pas plugimit
  • Bëjnë plehërimin bazë (organik ose kimik)
loading...
Loading...