Kopshtarë, kultivues të kopshtarisë dhe fidanëve

Kopshtari, kultivuesi i kopshtarisë dhe fidanëve kryen veprime të nevojshme për mbjelljen, kultivimin, shtimin, trajtimin dhe mirëmbajtjen e fidanëve të luleve, pemëve apo bimëve të tjera dekorative të prodhimeve të kopshtarisë e të fidanishteve, për shitje apo përdorime vetjake. Ai mund të punësohet në kompani, në parqe, lulishte, ferma të ndryshme të prodhimeve bujqësore apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Monitorojnë aktivitetet dhe kushtet, përcaktojnë llojet dhe sasitë e kulturave që do të mbillen dhe planifikojnë koordinimin e prodhimit mbi këtë bazë
  • Sigurojnë bazën materiale (dheun, plehun, farërat, kalemat, etj.) dhe veglat e punës
  • Bëjnë blerjen e farave, plehrave dhe pesticideve
  • Përgatitin vendin për mbjellje
  • Bëjnë shtimin e kulturave të gjelbërimit me fara
  • Bëjnë shtimin e kulturave të gjelbërimit në mënyrë vegjetative
  • Bëjnë shtimin e kulturave të gjelbërimit me zhardhok (qepujkë)
  • Përzgjedhin farat nga bimë shumëvjeçare dhe të shëndetshme sipas llojit dhe periudhës së pjekjes dhe periudhës së arrirë të farës
  • Përzgjedhin kalemat në bimë shumëvjeçare dhe të shëndetshme sipas llojit dhe periudhës së duhur (kalendarit të tyre)
  • Kryejnë ruajtjen e farave (sipas parametrave të caktuara për ajrosje, ndriçim, nivel lagështie) në vende të thata dhe të ajrosura
  • Bëjnë shtratifikimin e kalemave për 15 ditë (me qëllim kallusimi)

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...