Kontrollues të trafikut ajror

Piloti i avionit dhe asistenti i tij transportojnë mallra dhe njerëz duke pasur si qëllim kryesor sigurinë e tyre duke kontrolluar dhe operuar pajisjet mekanike, elektrike dhe elektronike dhe më pas kryerjen e transportit në minimumin e kohës dhe burimeve materiale. Ata punësohen në kompani private apo shtetërore të transportit ajror, si dhe institucione rregulluese të trafikut ajror.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Përgatisin planin e fluturimit duke llogaritur kohëzgjatjen, karburantin, centrimin, etj. dhe duke marrë konsideratë kushtet atmosferike
  • Operojnë dhe drejtojnë avionin duke respektuar procedurat e industrisë dhe limitet e vendosura
  • Kontrollojnë funksionimin e pajisjeve mekanike, elektrike dhe elektronike për tu siguruar që të gjitha instrumentet e kontrollit funksionojnë siç duhet
  • Zbatojnë të gjitha njohuritë, parimet dhe praktikat e fluturimit për të identifikuar dhe zgjidhur probleme që mund të lindin gjatë kohës së punës së tyre
  • Ekzaminojnë mjetin fluturues duke kontrolluar regjistrimet e mirëmbajtjes, duke kryer inspektime për të siguruar që avioni është në gjendje të mirë mekanike, mirëmbajtja është kryer dhe të gjitha pajisjet janë funksionale
  • Firmosin dhe plotësojnë dokumente të nevojshme për regjistrin zyrtar të fluturimit
  • Komunikojnë dhe mbajnë lidhje me kontrollorë të trafikut ajror për të marrë konfirmimin për uljen, ngritjen dhe drejtimin e avionit në hapësira të ndryshme të fluturimit të tij
  • Instruktojnë dhe informojnë ekuipazhin përpara fluturimit për informacione të nevojshme që kanë lidhje me fluturimin

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...