Këpucarë dhe punëtorë të ngjashëm

Lëkurëpunuesi, regjësi i lëkurës, përpunuesi i gëzofit dhe të ngjashëm regj, pastron, lan, than, lustron, ngjyros etj., lëkurët e kafshëve apo gëzofët për të prodhuar lëkurën e përpunuar të gatshme si lëndë e parë për prodhime lëkure apo gëzofi, duke zbatuar rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit. Ai mund të punësohet në njësi ekonomike të përpunimit të lëkurës dhe gëzofit në pozicione pune të tilla si: lëkurëpunues, regjës lëkure, klasifikues lëkure, ngjyrosësh lëkure etj.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë kontrollin fillestar lidhur me temperaturën e nevojshme dhe gjendjen e lëkurës (për dekompozim të mundshëm)
  • Përzgjedhin dhe klasifikojnë lëkurët sipas ngjyrës, nuancës, madhësisë dhe densitetit
  • Bëjnë kriposjen e lëkurës
  • Kryejnë palosjen e lëkurës nga pjesa e brendshme
  • Kryejnë mbulimin e lëkurës me kripë deti të imët për të ruajtur freskinë
  • Kontrollojnë periodikisht temperaturën në pjesën e brendshme të palosjes
  • Vendosin lëkurën e palosur në dhomë frigoriferike për ruajtje
  • Heqin leshin nga lëkura duke e zhytur në ujë me gëlqere
  • Aplikojnë pastën në pjesën e brendshme të lëkurës për heqjen e leshit
  • Trajtojnë lëkurën, gëzofin me solucion për kthimin e saj në lëkurë për prodhim industrial
  • Lyejnë gëzofin për të theksuar nuancën e saj natyrale
  • Kryejnë qethje apo rregullime të gëzofit
  • Kryejnë seleksionimin e lëkurës gëzof

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...