Kasap, shitës peshku dhe përgatitës ushqimesh që lidhen me to

Kasapi, shitësi i peshkut dhe përgatitësi i ushqimeve që lidhen me to pastron, ther, rrjep, pret mishin dhe peshkun, si dhe përgatit artikuj të ngjashëm ushqimor, konservon mishin, peshkun ose ushqime të tjera që lidhen me to duke i tharë, kriposur, tymosur apo në mënyra të tjera. Ai mund të punësohet në ferma, kompani shërbimesh e prodhimesh të këtyre artikujve apo të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Përzgjedhin kafshët për therje
  • Kryejnë pastrimin e kafshëve që do të theren
  • Pastrojnë dhe përgatitin vendin e punës
  • Përgatitin mjetet e punës
  • Kryejnë therjen e kafshëve me mënyrat e duhura
  • Bëjnë rrjepjen e kafshëve të therura
  • Veçojnë zorrët, plënci, mëlçinë, mushkrit, zemrën etj. nga trupi i kafshës së rrjepur apo peshkut
  • Pastrojnë dhe lajnë zorrët, plëncin, mëlçinë etj.
loading...
Loading...