Asistentë, specialistë të fesë

Nëpunësi/ja, instruktori/ja dhe trajneri/ja e sporteve udhëzon, përgatit dhe trajnon individë apo ekipe në sporte të ndryshme apo për aktivitete konkurruese në qendra rekreative, sportive, palestër apo programe atletike. Ai/Ajo planifikon zhvillimin dhe implementimin seancave të trajnimit dhe aktiviteteve sportive, atletike, rekreative, argëtuese dhe çlodhëse, demonstron teknika dhe aktivitete sportive, si dhe gjykon performancën e konkurrentëve dhe përcakton dhënien e pikëve, rezultatin apo dënime për kundërvajtjet e vërejtura. Ai/Ajo mund të punësohet qendrat e komunitetit, qendra dhe klubet sportive, palestër, qendra rekreative, institucione të rehabilitimit fizik apo kujdesit shëndetësor, departamente qeveritare, biznese private, organizata sportive kombëtare dhe lokale, organizata profesionale dhe ekipe sportive amatore, në universitete, shoqata të turizmit dhe institucione të ngjashme ose të vetë-punësohet.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Planifikojnë zhvillimin dhe implementimin seancave të trajnimit dhe aktiviteteve sportive, atletike, rekreative, argëtuese dhe çlodhëse
  • Udhëzojnë grupe dhe individë për teknika dhe aktivitete sportive në ambiente të hapura apo palestra sportive
  • Demonstrojnë teknika dhe aktivitete sportive në ambiente të hapura apo palestra sportive
  • Udhëzojnë grupe dhe individë në programet argëtuese, çlodhëse, rekreative dhe aktivitete të ngjashme të kohës së lirë
  • Mbledhin furnizimet sportive dhe pajisje loje, çlodhjeje apo argëtimi
  • Kryejnë aktivitete sportive, atletike, rekreative dhe çlodhëse
  • Kryejnë aktivitete terapeutike, rekreative ose sportive
  • Marrin pjesë në aktivitete për klientë me nevoja të veçanta
  • Identifikojnë përparësitë dhe dobësitë e sportistëve apo ekipeve
  • Analizojnë dhe vlerësojnë performancën e individëve apo ekipeve për të modifikuar programet e trajnimit
  • Kryejnë zhvillimin, planifikimin dhe bashkërendimin e orareve dhe programeve konkurruese

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...