Instalues dhe riparues të rrjetit elektrik

Instaluesi dhe riparuesi i rrjetit elektrik merret me montim, instalim, kontroll, riparim dhe mirëmbajtje të linjës ajrore apo nëntokësore të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, të transformatorëve dhe pajisjeve të tjera të lidhura me to. Ai mund të punësohet në kompani të prodhimit, të shërbimeve, të transmetimit dhe shpërndarjes, të mirëmbajtjes së energjisë elektrik.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Instalojnë linjën, rrjetin elektrikë ajrore apo nëntokësore për transmetimin dhe shpërndarjes e energjisë elektrike
  • Përzgjedhin kabllot e duhura sipas ngarkesës së përcaktuar
  • Vendosin shtyllat metalike, tokëzimet e tyre dhe elementët e tjerë të nevojshëm për linjat ajrore duke respektuar projektet përkatëse
  • Shtrojnë kabllo nëntokësore për transmetimin e energjisë elektrike
  • Bashkojnë nyjet e kabllove ajrore apo nëntokësore, transformatorët dhe pajisjet e tjera të lidhura me to
  • Riparojnë linjën, rrjetin elektrik ajror apo të nëndheshëm për transmetimin e energjisë elektrike
loading...
Loading...