Frenues, sinjalizues dhe këmbyes shinash nëhekurudhë

Frenuesi, sinjalizuesi dhe këmbyesi i shinave në hekurudhë merr përgjegjësi dhe siguron lëvizjen e trenave gjatë transportit, kontrollon lëvizjen e trafikut hekurudhor me anë të sinjaleve, ndërron drejtimin e shinave dhe ndalon trenat në stacion, drejton trenat që të marrin mineralet në minierë dhe kontrollon lëvizjet e tyre.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Marrin përgjegjësi dhe sigurojnë lëvizjen e trenave gjatë transportit
  • Kontrollojnë trafikun e hekurudhës përgjatë linjave me anë të sinjaleve dhe ndryshojnë çelësin në kutinë e sinjaleve
  • Ndryshojnë dhe bashkojnë shinat përgjatë hekurudhës dhe rregullojnë binarët në përputhje me porositë për ngarkime, shkarkimet dhe afrimin e trenave
  • Përgatitin trenat për ndërrimin e lokomotivës ose kabullit dhe drejtojnë lëvizjen e tyre përgjatë rrugëve në minierë ose gurore
  • Kontrollojnë sistemet dhe pajisjet e trenit, siç janë: ajri i kondicionuar dhe sistemi i ngrohjes, frenat dhe tubat e frenave përpara sesa treni të niset
loading...
Loading...