Folës në radio, televizion dhe media të tjera

Folësit në radio, televizion dhe media të tjera, lexojnë buletinet e lajmeve, realizojnë intervista dhe kryejnë njoftime të tjera ose prezantime në radio, televizion dhe në teatër si edhe në qendra apo media të tjera.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Lexojnë buletinet e lajmeve dhe i komentojnë ato
  • Njoftojnë informacione në lidhje me programin, informacione publike, apo reklama
  • Prezantojnë artistë apo persona të tjerë që intervistohen dhe bëjnë njoftime që kanë lidhje me to në radio, televizion, teatër, klube nate, apo qendra të tjera të ngjashme
  • Intervistojnë persona në publik, veçanërisht në radio dhe televizion
  • Moderojnë panele apo diskutime në programin e tyre

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...