Audiologë dhe lokopedistë

Specialisti/ja për terapi dëgjimi dhe të foluri vlerëson, menaxhon dhe trajton çrregullime fizike që ndikojnë në dëgjim, në të folur, në komunikim dhe gëlltitje. Ai/Ajo përshkruan pajisje korrigjuese ose terapi rehabilituese të dëgjimit, të çrregullimeve të të folurit dhe probleme të ndërlidhura ndijore dhe nervore, gjithashtu jep këshillime për sigurinë e të dëgjuarit dhe performancën e komunikimit. Ai/Ajo mund të punësohet në qendra spitalore, shëndetësore, në universitete, institucione kërkimore dhe qendra të kujdesit të vazhduar, klinika ditore, qendrat e rehabilitimit, institucionet arsimore dhe institucione të tjera që aplikojnë shërbime shëndetësore për terapi dëgjimi dhe të foluri apo të vetë-punësohet.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Kryejnë testime ose ekzaminime të performancës së dëgjimit ose të folurit te pacientët për të mbledhur informacione mbi llojin dhe shkallën e dëmtimit, duke përdorur instrumente elektronikë dhe të specializuar
  • Këshillojnë klientët mbi teknikat për të përmirësuar dëmtimet e dëgjimit ose të të folurit
  • Instruktojnë klientët mbi teknikat e komunikimit si p.sh. gjuha e shenjave ose leximi i buzëve
  • Vlerësojnë çrregullimet e të dëgjuarit dhe të folurit për të përcaktuar diagnoza dhe kurse trajtimi
  • Ekzaminojnë dhe pastrojnë kanalet e veshëve të pacientëve
  • Kryejnë dhënien dhe përshtatjen e pajisjeve apo aparateve të dëgjimit
  • Kryejnë përshtatjen dhe akordimin e implanteve koklear

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...