Fizikanë dhe astronomë

Fizikani/ja dhe astronomi/ja kryen kërkime për përmirësimin ose zhvillimin e koncepteve, teorive dhe metodave operative në lidhje me lëndën, hapësirën, kohën, energjinë, forcat, fushat dhe marrëdhëniet ndërmjet këtyre fenomeneve fizike. Ai/ajo përdor parime, teknika dhe procese të ndryshme për të zhvilluar apo përmirësuar aplikimet e tyre në fusha industriale, mjekësore, ushtarake dhe aplikime të tjera praktike që kanë të bëjnë me fizikën apo astronominë, si dhe kryen eksperimente, teste dhe analiza dhe vlerëson rezultatet e kërkimeve dhe eksperimenteve për të arritur në përfundime, kryesisht duke përdorur teknika dhe modele matematikorë. Ai/Ajo mund të punësohet në universitete, institucione që ofrojnë shërbime të fizikës dhe astronomisë, në fushën e mjekësisë, të industrisë, të studimit të hapësirës apo fusha të tjera.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Kryejnë kërkime për përmirësimin apo zhvillimin e koncepteve, teorive, instrumenteve, softuerëve dhe metodave operative që lidhen me fizikën dhe astronominë
  • Kryejnë eksperimente, teste dhe analiza mbi strukturën dhe vetitë e materies në fusha të tilla si: mekanikë, termodinamikë, elektronikë, prodhim dhe shpërndarje të energjisë elektrike, aerodinamikë, optikë, lazer, observim në distancë (satelitë), mjekësi, tinguj/ultra-tinguj, magnetizëm, fizikë nukleare, etj.
  • Vlerësojnë rezultatet e kërkimeve dhe eksperimenteve për të arritur në përfundime, kryesisht duke përdorur teknika dhe modele matematikore
  • Përdorin parime, teknika dhe procese të ndryshme të fizikës apo astronomisë për të zhvilluar apo përmirësuar aplikimet e tyre në fusha industriale, mjekësore, ushtarake dhe aplikime të tjera praktike
  • Sigurojnë ofrimin e sigurtë dhe efektiv të rrezatimit (jonizues dhe jo-jonizues) tek pacientët për të arritur rezultate diagnostikuese ose terapeutike siç përshkruhet nga mjeku
  • Kryejnë testime, autorizime dhe vlerësime të pajisjeve të përdorura në fusha të tilla si imazheri, trajtim mjekësor dhe doziometri
  • Konsultohen me mjekë dhe profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor për të optimizuar balancimin mes efekteve të dobishme dhe të dëmshme të rrezatimit
  • Konsultohen me mjekë dhe profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor për të optimizuar balancimin mes efekteve të dobishme dhe të dëmshme të rrezatimit
  • Zhvillojnë metoda, modele numerike dhe teknika për të zgjeruar njohuritë në fusha të tilla si lundrim, komunikim satelitor, eksplorim i hapësirës, trupa qiellorë dhe rrezatim kozmik
  • Zhvillojnë, zbatojnë dhe ruajnë standardet dhe protokollet për matjen e fenomeneve fizike dhe për përdorimin e teknologjisë bërthamore në fusha industriale dhe mjekësore
  • Përgatitin artikuj, dokumente, raporte shkencore apo statistikore

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...