Biologë, botanistë dhe profesione të ngjashme

Biologu/ja, botanisti/ja dhe profesionist i ngjashëm kryen kërkime të thelluara për të zgjeruar njohuritë mbi organizmat e gjallë, për të menaxhuar burimet natyrore dhe për të zhvilluar praktika dhe produkte të reja që lidhen me shëndetin, mjekësinë, bujqësinë e aplikuar, me mjedisin dhe ndërveprimet e tyre me njëri-tjetrin. Ai/Ajo kryen studime molekulare, biokimike, gjenetike, si dhe eksperimente e teknologji të manipulimit të gjeneve të ADN-së për të zhvilluar metoda ose alternative të reja të prodhimit e riprodhimit të gjallesave apo produkteve, aplikon njohuri shkencore të fushës për të zgjidhur problemet e shëndetit të njeriut dhe të mjedisit, si dhe shkruan artikuj shkencore dhe raporte të detajuara të kërkimeve të bëra dhe çdo zbulim të ri duke i vënë në dispozicion të komunitetit shkencor. Ai/Ajo mund të punësohet në laboratorë të ndryshëm dhe institucione të botanikës, ekologjisë, biologjisë gjenetikës, imunologjisë, farmakologjisë, toksikologjisë, fiziologjisë, bakteriologjisë, në institucione të shëndetit, institucione arsimore apo të vetëpunësohen.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Planifikojnë dhe kryejnë studime të mjedisit, të popullatës, të shpërndarjes, të strukturës dhe karakteristikave funksionale të bimëve dhe kafshëve
  • Kryejnë identifikimin, klasifikimin, regjistrimin dhe monitorimin e organizmave të gjalla
  • Ndërmarrin kërkime në laboratorë dhe në terren për të zgjeruar dhe thelluar njohuritë shkencore mbi organizmat e gjalla
  • Zbulojnë informacione të reja për të zgjidhjen e problemeve të fushave të tilla si: të mjedisit, bujqësisë, shëndetësisë etj.
  • Testojnë hipotezat të fushës së mjedisit, bujqësisë, shëndetësisë
  • Zhvillojnë produkte, procese dhe teknika të reja për përdorim farmaceutik, bujqësor dhe mjedisor
  • Mbledhin mostra dhe të dhëna mbi qeniet njerëzore, kafshët, insekte, bimësinë dhe mjedisin
  • Studiojnë mostrat e mbledhura për të përcaktuar origjinën, zhvillimin, formën e tyre kimike dhe fizike, strukturën, përbërjen, proceset jetësore dhe riprodhuese

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...