Drejtues të kërkimit dhe zhvillimit

Drejtuesit e kërkimit dhe të zhvillimit planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë aktivitetet e kërkimit dhe zhvillimit të një organizate apo sipërmarrjeje. Ata gjithashtu mund t’i ofrojnë këto shërbime si të pavarur për organizata publike apo private.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë aktivitetet kërkuese dhe zhvilluese brenda organizatës ku punojnë ose i porosisin te organizata të treta që merren me kërkimin
  • Planifikojnë programe të plota kërkimi dhe zhvillimi për një ndërmarrje apo organizatë duke specifikuar qëllimet dhe kërkesat buxhetore
  • Drejtojnë dhe menaxhojnë aktivitetet e kërkimit dhe zhvillimit të personelit
  • Autorizojnë përdorimin e burimeve financiare dhe njerëzore me qëllim zbatimin e politikave të shoqërisë dhe arritjen e rezultateve
  • Përcaktojnë rregullat që duhet të ndiqen dhe kontrollojnë zbatimin e tyre
  • Planifikojnë dhe drejtojnë aktivitetin e përditshëm
  • Përzgjedhin, pranojnë, trajnojnë dhe vlerësojnë performancën e personelit me të cilin punojnë
  • Përfaqësojnë ndërmarrjen ose organizatën në konventa, seminare dhe konferenca

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...