Drejtues në prodhim

Drejtuesit në prodhim, planifikojnë, drejtojnë dhe koordinojnë aktivitetet prodhuese në një organizatë shtetërore apo publike. Ata marrin parasysh rreziqet, vlerësojnë kostot, zgjidhin problemet dhe marrin masat e nevojshme për mos ndërprerjen e prodhimit dhe për realizimin cilësor të produktit me qëllim maksimizimin e fitimit.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Përcaktojnë, zbatojnë dhe monitorojnë strategjinë, politikat dhe planet për procesin e prodhimit
  • Planifikojnë detaje të aktiviteteve të prodhimit në termat e sasisë, cilësisë së produktit, kostos, kohës së nevojshme dhe kërkesat për personel
  • Kontrollojnë operacionin e prodhimit në organizatë dhe procedurat e sigurimit të cilësisë përmes planifikimit të mirëmbajtjes, përcaktimin e orëve të punës dhe furnizimit me pjesë apo pajisje
  • Përcaktojnë dhe manaxhojnë buxhetet, monitorojnë prodhimin dhe kostot, si dhe rregullojnë proceset dhe burimet për të minimizuar shpenzimet
  • Konsultohen me manaxherë të tjerë dhe i informojnë ata për çështje të prodhimit
  • Mbikëqyrin procesin e blerjes dhe pajisjes së impianteve dhe pajisjeve të reja
  • Kontrollojnë përgatitjen e të dhënave dhe raportimeve për produktin
  • Koordinojnë zbatimin e kushteve të sigurisë dhe të shëndetit të punonjësve
  • Identifikojnë mundësitë e biznesit dhe përcaktojnë produktet që do të përpunohen
  • Studiojnë rregullat e zbatimit dhe kërkesat statutore që prekin veprimtaritë e prodhimit dhe të mjedisit
  • Vendosin kontrata me klientë e konsumatorë dhe furnitorë
  • Përzgjedhin, pranojnë, trajnojnë dhe vlerësojnë performancën e personelit me të cilin punojnë

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...