Menaxherë dhe mbikëqyrës të prodhimeve bujqësore

Manaxheri dhe mbikëqyrësi i prodhimeve bujqësore, planifikon organizon dhe kryen punët që lidhen me rritjen dhe korrjen e kulturave bujqësore si drithëra, oriz, panxhar, duhan ose patate, lakra apo perime të tjera për shitje apo për shpërndarje në mënyrë të rregullt tek tregtarët me shumicë apo drejtpërdrejtë në treg.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Monitorojnë aktivitetet dhe kushtet, përcaktojnë llojet dhe sasitë e kulturave që do të mbillen dhe planifikojnë koordinimin e prodhimit mbi këtë bazë
  • Përgatitin tokën me punim me dorë ose me makinë dhe shpërndajnë plehrat sipas nevojës
  • Bëjnë zgjedhjen e farërave dhe fidanëve për mbjellje
  • Merren me mirërritjen e kulturave duke kultivuar tokën nëpërmjet transplantimit, krasitjes apo rrallimit të bimëve, si dhe duke rregulluar pajisjet operacionale
  • Kontrollojnë për bimët parazite, insektet ose sëmundjet dhe i luftojnë duke përdorur herbicide dhe pesticide
  • Mbledhin prodhimin duke larguar produktet e dëmtuara ose të sëmura ose kulturat e dëmshme Inspektojnë, pastrojnë, klasifikojnë, paketojnë, magazinojnë dhe ngarkojnë prodhimin për të dalë në treg
  • Mbikëqyrin kafshët e punës dhe mirëmbajnë godinat e fermës, makineritë, pajisjet dhe sistemet e ujitjes
  • Magazinojnë dhe kryejnë procesimin e një sasie të prodhimtarisë
  • Promovojnë dhe marketojnë prodhimet, organizojnë shitjen, blerjen dhe transportimin e prodhimit dhe të mjeteve ndihmëse dhe merren me mirëmbajtjen dhe vlerësimin e të dhënave të transaksioneve dhe aktiviteteve të fermës
  • Trajnojnë dhe Mbikëqyrin punonjësit në prodhimin e kulturave bujqësore, në realizimin e detyrave, për realizimin e parakushteve të sigurisë dhe të shëndetit dhe marrjen në punë ose shkarkimin e punonjësve ose kontraktorëve
loading...
Loading...