Drejtor të politikave dhe administrimit

Drejtuesit e politikave dhe planifikimeve organizojnë, koordinojnë dhe drejtojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë politikat brenda institucionit (qeveritare ose jo qeveritare) dhe shoqërive të sektorit privat, si dhe drejtojnë shoqëri të pavarura që ofrojnë shërbime në lidhje me hartimin e politikave dhe planifikimet strategjike.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Hartojnë politikat dhe planet zhvillimore, si dhe asistojnë në zbatimin e tyre
  • Hartojnë strategjinë e përgjithshme për mënyrën e organizimit të punës brenda drejtorisë përkatëse
  • Koordinojnë zbatimin e politikave, planeve strategjike dhe praktikave të caktuara
  • Drejtojnë aktivitetin e personelit nën varësi në hartimin e zbatimin e politikave dhe planifikime strategjike
  • Planifikojnë dhe drejtojnë aktivitetin e përditshëm
  • Drejtojnë aktivitetin e personelit nën varësi në hartimin e zbatimin e politikave dhe planifikime strategjike
  • Përzgjedhin, pranojnë, trajnojnë dhe vlerësojnë performancën e personelit me të cilin punojnë
  • Raportojnë te eprorët për punën dhe marrim sugjerime, vlerësime ose kritika
  • Përfaqësojnë shoqërinë në marrëdhënie me institucionet shtetërore, në negociata dhe diskutime, seminare profesionale

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...