Specialistë të politikave të administratës

Specialistët e politikave të administratës zhvillojnë dhe analizojnë politika që orientojnë projektimin, zbatimin dhe modifikimin e operacioneve dhe programeve qeveritare dhe komerciale. Ata garantojnë që aktivitetet operacionale të organizatës të jenë në përputhje me politikat e saj.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Diskutojnë dhe konsultohen me administratorët e programit dhe palët e tjera të interesuara për të identifikuar nevojat e politikave
  • Rishikojnë politikat ekzistuese dhe legjislacionin për të identifikuar anomalitë dhe dispozitat e vjetruara
  • Studiojnë tendencat sociale ekonomike dhe industriale dhe pritshmëritë e klientit për programet dhe shërbimet e kërkuara
  • Formulojnë dhe analizojnë mundësitë e politikave duke përgatitur dokumente prezantues dhe rekomandime për ndryshimin e politikave si dhe duke këshilluar për zgjidhjet e tyre të preferuara
  • Marrin parasysh impaktet, implikimet financiare, ndërthurjet ose përplasjet me programe të tjera dhe fisibilitetin politik dhe administrativ te politikave
  • Kryejnë vlerësime risku dhe zhvillojnë përgjigjet
  • Rishikojnë operacionet dhe programet për të siguruar vazhdimësi më politikat e organizatës

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...