Dietologë dhe nutricionistë

Dietologu/ja dhe specialisti/ja i/e ushqimit vlerëson, planifikon dhe zbaton programe për të përmirësuar ndikimin e artikujve dhe vlerave të tyre ushqimore në mirëqenien dhe gjendjen shëndetësore të njerëzve. Ai/Ajo këshillon individë, manaxherët e shërbimit ushqimor dhe organizatat mbi higjienën, procedurat e sigurisë, zhvillimin e menysë për të menaxhuar nevojat dietike dhe ushqimore të pacientëve, zhvillon produkte ushqimore të ndryshme duke i vlerësuar nëse i përmbushin nevojat e vlerave ushqyese. Ai/Ajo mund të punësohet në mjedise të ndryshme, duke përfshirë spitale, agjenci/shtëpi të kujdesit shëndetësor, qendrat shëndetësore të komunitetit, në industrinë ushqimore dhe pije, industrinë farmaceutike, institucione arsimore dhe organizata sportive ose si konsulentë private në spitale, klinika etj.

Niveli i aftesise: Shumë i kualifikuar

Detyrat

  • Këshillojnë individët, familjet dhe komunitetet mbi të mënyrën e të ushqyerit dhe planifikimin e dietave
  • Planifikojnë dieta dhe meny për ambiente ku ofrohet ushqim
  • Planifikojnë dieta dhe meny për ambiente ku ofrohet ushqim
  • Instruktojnë individë dhe organizata mbi përgatitjen e ushqimit për të maksimizuar përfitimet shëndetësore dhe për të ulur rreziqet potenciale ndaj shëndetit
  • Konsultohen me profesionistë të tjerë të shëndetit për të menaxhuar nevojat dietike dhe ushqimore të pacientëve
  • Vlerësojnë të dhënat në lidhje me shëndetin dhe të ushqyerit të individëve, grupeve dhe komuniteteve, bazuar në vlerat ushqyese të ushqimit të shërbyer ose të konsumuar
  • Zhvillojnë metoda për vlerësimin e të ushqyerit

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...