Bërës produktesh brumi

Bërësi i produkteve të brumit merret me përgatitjen e brumit për baza pice, byrek, makarona petë, biskota, amareta, apo produkte të tjera brumi, si dhe me pjekjen, ambalazhimin dhe ruajtjen e tyre. Ai siguron bazën e nevojshme materiale dhe përgatit makineritë apo pajisjet për punë duke zbatuar rregullat e ruajtjes dhe sigurisë ushqimore. Ai mund të punësohet në kompani të ndryshme shërbimi ushqimore, në shoqëri tregtare që kanë reparte të shërbimit ushqimor, apo edhe të vetëpunësohet.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Kontrolluesin e Pagës

Detyrat

  • Marrin porosinë nga klientët
  • Bëjnë preventivin e materialeve të duhura për prodhimin e brumit të produktit të kërkuar
  • Sigurojnë bazën e nevojshme materiale
  • Përgatitin makineritë apo pajisjet për punë
  • Kryejnë peshime apo matje të sasisë së lëndës së parë që do të përdorin për prodhimin e brumit të nevojshëm
  • Hedhin sasitë e duhura të miellit, vezëve, sheqerit, kripës, gjalpit, ujit, majasë apo përbërësve të tjerë, (sipas llojit të produktit që do të prodhojë) në brumatriçe apo enën e duhur për t’u përzier
  • Bëjnë përzierjen e masës me dorë apo brumatriçe deri sa të bëhet lidhja e materialeve (bëhet brumi)
  • Nxjerrin brumin nga brumatriçja apo ena ku është bërë përzierja

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...