Asistentë dhe teknikë farmacistë

Asistenti dhe tekniku farmacist kryen një sërë detyrash që kanë lidhje me shpërndarjen e barnave sipas udhëzimit të mjekut ose një farmacisti (drejtuesi teknik), këshillimin e pacientëve dhe përgatitjen e përgatesave galenike. Ai mund të punësohet në farmaci private, shtetërore, Ministrinë e Shëndetësisë, Qendrës së Kontrollit të Barnave, Urdhrit të Farmacistëve, Kompani shpërndarëse barnash (depo farmaceutike) dhe kompani prodhimi barnash.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Këshillojnë pacientët pa recetë për shqetësimet që mund të kenë
  • Drejtojnë pacientët tek mjeku në rastet kur këshillimi i tij/saj nuk është i mjaftueshëm
  • Verifikojnë të dhënat e recetës së pacientit që paraqitet
  • Ekzekutojnë recetën sipas përshkrimit të mjekut
  • Japin udhëzime me shkrim ose me gojë për mënyrën e përdorimit dhe marrjes së barnave
  • Ekzekutojnë receta me rimbursim të plotë ose të pjesshëm
  • Kuadrojnë recetat e rumbursimit me listën e rimbursimit të siguruar nga FONDI (Fondi i Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor)
  • Grumbullojnë recetat e rimbursueshme për t’i dorëzuar tek FONDI
  • Regjistrojnë recetat e rimbursueshme në sistemin online, i cili i transmeton të dhënat tek FONDI

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...