Tymues dhe kontrollues insektesh dhe barishtesh të tjera

Kontrollori i dezinfektimit të mjedisit për baktere, insekte e barëra të këqij përdor kimikate për të eliminuar insektet e dëmshme, brejtës të vegjël, bimë të egra dhe organizma të tjera të dëmshme për të parandaluar dëmtimin e kulturave dhe të ndërtesave si dhe strukturave të tjera së bashku me rrethinat e tyre, për të parandaluar rreziqet ndaj shëndetit.

Niveli i aftesise: Semi-kualifikuar

Detyrat

  • Inspektojnë objektet për të identifikuar burimin e infektimi dhe shkallën e dëmtimit të pronës, porozitetin e mureve dhe të çative dhe ndikimin e tyre nga vende të infektuara
  • Studiojnë zonat e infektuara dhe përcaktojnë llojin e trajtimit të kërkuar për të eliminuar dhe parandaluar përsëritjen e infektimit
  • Punojnë dhe monitorojnë pajisjet për spërkatje dëmtuesit dhe barërat e këqija
  • Trajtojnë, përziejnë dhe depozitojnë kimikatet duke ndjekur udhëzimet për masat e sigurisë të përcaktuara nga prodhuesit dhe legjislacioni në fuqi
  • Trajtojnë ndërtesa me pesticide zonat në thellësi të caktuara, duke aplikuar njohuritë e kushteve të motit, madhësinë e pikimeve, raportet lartësi-distancë dhe pengesat e mundshme
  • Spërkatin apo shpërndajnë solucione kimike, pluhura apo gazra toksike në ambiente dhomash, në veshje, orendi shtëpiake apo punime druri si dhe mbi kënetat, kanalet e ujërave të zeza dhe të baseneve ujore
  • Vendosin çarqe mekanike për të eliminuar dëmtues dhe parazitë të tillë si minj, termite dhe brumbuj

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...