Teknikë peshkimi

Pilotët dhe oficerët e anijeve komandojnë dhe manovrojnë anije dhe mjete lundruese të ngjashme, si edhe kryejnë funksione të ngjashme në breg. Ata punësohen në kompani private apo shtetërore të transportit ujor, si dhe institucione rregulluese të trafikut ujor.

Niveli i aftesise: Kualifikuar

Detyrat

  • Manovrojnë dhe komandojnë anije ose mjete të ngjashme lundruese në det të hapur ose në ujëra të tjera lundruese
  • Manovrojnë anijen në ankorim dhe nisje nga porti si edhe nëpër kanale, ngushtica dhe nëpër ujëra të tjera ku njohuritë e veçanta janë të nevojshme
  • Zbatojnë njohuritë dhe parimet e drejtimit dhe komandimit të anijes në mënyrë që të identifikojnë dhe zgjidhin probleme apo çështje që mund të lindin përgjatë punës së tyre
  • Kontrollojnë dhe marrin pjesë në veprimet kontrolluese dhe vëzhguese mbi kuvertë
  • Sigurohen për ngarkimin dhe shkarkimin e sigurt të mallrave në anije dhe kontrollojnë respektimin e rregullave të sigurisë nga ekuipazhi dhe pasagjerët
  • Supervizojnë veprimet e mirëmbajtjes dhe riparimit të anijes për të siguruar zbatimin dhe përputhshmërinë me specifikimet dhe rregulloret përkatëse
  • Rekrutojnë dhe përzgjedhin personelin e nevojshëm të ekuipazhit sipas kërkesave të caktuara dhe mbajnë të dhëna për veprimet
  • Komunikojnë dhe mbajnë lidhje me stacionet e portit dhe anije të tjera për të shkëmbyer informacion në lidhje me emergjencat e mundshme

Ju lutemi plotësoni anketën tonë lidhur me punën dhe pagën.

loading...
Loading...